Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: Të ju hapen dyert atyre

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: Të ju hapen dyert atyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “duhet ta zgjedhin njerëzimin para injorancës”, duke iu referuar hapjen e dyerve për refugjatët.

Këto komente ajo i bëri në Twitter në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Osmani theksoi se 22 vite më parë ishte intervistuar si refugjate nga “The Guardian” dhe tani  është  presidente.

“Si refugjate. 22 vjet më parë, si President e një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë”.

Qindra kosovarë gjatë vitit 1999 ishin refugjatë në Shqipëri e Maqedoni, por edhe në vende perëndimore – duke u larguar nga gjenocidin serb. /Insajderi.com