Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar presidentes Osmani pasi që kjo e fundit u arsyetua për faktin se pse dje në postimin e saj për Betejën e Koshares injoroi “UÇK-në” duke mos e përmendur atë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja.
Ai thotë se UÇK duhet të mbrohet me vepra konkrete, siç është ligji dhe zbatimi i tij me akte nënligjore.
“UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka shkruar Klinaku./Insajderi.com