OVL e UÇK-së në takim me Grupet Parlamentare: Flasin për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Specialen

OVL e UÇK-së në takim me Grupet Parlamentare: Flasin për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur të takojnë Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës për të folur rreth idesë së mundësisë që Ligji i Dhomave të Specializuara për Gjykatën Speciale të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së OVL-së, Faton Klinaku, i cili tha se sot kanë pasur takim me GP të Partisë Demokratike të Kosovës.

Se çfarë është qëndrimi i kësaj partie ndaj kësaj iniciative të OVL UÇK-së, Klinaku ka thënë se nuk mund të komentojë.

Megjithatë ai po ashtu ka konfirmuar se kanë pasur takim edhe me përfaqësuesit e Nismës dhe të AAK-së. /Insajderi.com