Z. Rrufeja

OVL e UÇK-së prapë pranon dosje për Specialen: “Po na i sjellë një zotëri dhe po ikën si rrufeja”

Hysni Gucati: “Rreth orës 15:30 minuta ka ardhur. E kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai zotëria ikë si rrufeja”

OVL e UÇK-së prapë pranon dosje për Specialen: “Po na i sjellë një zotëri dhe po ikën si rrufeja”

Një person po sjellë dokumente që tregojnë për bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me Gjykatën e Serbisë, ndërsa i njëjti po ikën “si rrufeja” dhe askush nuk po e di kush është ai. Këto dokumente ai po i lë te zyrat e Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu ka thënë Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, në një konferencë të jashtëzakonshme bashkë me nënkryetarin e OVL-së, Nasim Haradinaj.

Se kush është njeriu që po i sjellë dokumentet thonë se nuk e dinë ende, përkundër se sot “kemi tentuar ta kapim ta shohim kush është”.

“Rreth orës 15:30 minuta ka ardhur. E kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai zotëria ikë si rrufeja”, ka thënë Gucati.

“Nuk keni mundur ta kapim dhe ta dimë kush është zotëria”.

“Ne kemi deklaruar se Gjykata Speciale bashkëpunon kryesisht me prokurorinë serbe me gjykatën speciale të Serbisë për krime lufte. Kemi dokumente që kanë bashkëpunuar me gjykatën serbe”, ka pohuar Gucati.

Kurse Haradinaj ka shtuar se shihet qartë se ka komunikime të vazhdueshme dhe intensive në mes të zyrtarëve të Speciales dhe prokurorëve serb./Insajderi.com