Organizata e Veteranëve, dega në Drenas, ka reaguar lidhur me publikimin e një listën me emrat e veteranëve mashtrus të publikuar së fundmi. OVL në Drenas ka thënë se në këtë listë gjenden të dhëna të pavërteta.
Ata kanë kërkuar që Prokuroria dhe kushdo që e ka publikuar listën me emrat e vetaranëve mashtrues duhet që ta përmirësojnë atë sa më parë.
“Nga kjo listë ndihën të fyer dhe të degraduar të gjithë ata djem dhe vajza që nuk kursyen asgjë për të i dal në ndihëm atdheut, e sot disa prej tyre figurojnë në këto lista si veteranë të rrem. Prokuroria dhe kush do që i ka publikuar këto lista duhet sa më parë të bëje përmirësimin e këtyre gabimeve e jo të ndihemi të fyer pjesëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga kjo mënyrë e të funksionuarit na bind që as edhe prokuroria apo cili do prokuror nuk ka qëllim ta zbardhë të vërtetën, është shumë e habitshme se si ka mundësi që prokuroria të bëjë gabime të tilla”, thuhet në reagim.