Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka reaguar ashpër nënkryetares dhe deputetes së Vetëvendosjes, e cila ka shpërndarë një status të një analisti serb, i cili thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është më i fortë karshi Serbisë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së.
Në këtë reagim, Gucati ka ftuar të gjithë ata, duke përfshirë edhe deputeten Kollçaku, që të bëhen dëshmitar në procese gjyqësore ndaj luftetarëve të UÇK-së në qoftë se kanë fakte se UÇK-ja ka kryer krime.
Më poshtë reagimi i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati:
Është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse këta njerëz mëndojnë që UÇK-ja ka kryer krime le të bëhen dëshmitar nëpër gjyqe kundër luftëtarëve të cilët sollën lirinë. Fal luftës së UÇK-së që solli Pavarësinë e Kosovës sot ne kemi shtetin dhe institutcionet tona si parlamentin e Kosovës ku deputetja në fjalë Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, zonja e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe subjekti i saj partiak që gjenden në krye të shtetit mos të mendojn se do munden të ofendojne, shajnë dhe ta njëllosin luftën e drejt të UÇK-së, mos të mendojn se historia e Kosoves ka filluar me ta. Të gjithë ne jemi krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesa me e mirë e historisë së Kosoves lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si përfaqësues i Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëj thirrje Fatmires që t’i mbledh dosjet për krimet e UÇK-së nëse posedon, dhe t’i dorzojë në Gjykatë! /Insajderi.com
Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtar ka Kurti