OVL-UÇK: Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim

OVL-UÇK: Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim

Një raport i Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili po qarkullon në media, thuhet se  kryeministri Kurti lavdërohet për bashkëpunimin me Specialen ka shkaktuar reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, shkruan Insajderi.

Sekretari i saj, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Organizata që ai udhëheq aktualisht, kërkon transparencë nga Kurti në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.

“Si OVL- UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim”, ka thënë Klinaku./Insajderi.com