OVL-UÇK: Nuk janë të konfirmuara “bastisjet” në shtëpinë e Selimit dhe Azem Sylës

OVL-UÇK: Nuk janë të konfirmuara “bastisjet” në shtëpinë e Selimit dhe Azem Sylës

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se nuk janë të konfirmuara informacionet për bastisjen e shtëpisë së Rexhep Selimit e Azem Sylës.

Është raportuar se pas bastisjes së shtëpisë së ish-krye parlamentarit, Jakup Krasniqit, EULEX ka qenë edhe tek shtëpia e shefit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit dhe Azem Sylës.

“Media të nderuara, informacionet për bastisje të tjera përveç shtëpisë së z.Jakup Krasniqi nuk janë të sakta sepse nuk janë të konfirmuara.”, tha ai në Facebook.

EULEX gjatë muajit shtator me urdhër-arreste kishte arrestuar tre ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com