OVL-UÇK proteston përmes artin në mbrojtje të çlirimtarëve

OVL-UÇK proteston përmes artin në mbrojtje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojë nesër një aktivitet protestues përmes artit në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, njofton Insajderi.

Ky aktivitet vjen si pasojë e “fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00. /Insajderi.com