Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se të shtunën në ora 11:00 do të mbahet aktivitet protestues përmes artit “për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së” , shkruan Insajderi.
Ai më tej, ka thënë se protesta do të jetë edhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden në dhomat e specializuar në Hagë .
“Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë” thuhet në njoftim.
Në Hagë janë duke u mbajtur ish-krerët e UÇK-së të cilët po akuzohen për të ashtuquajtura “krime lufte”./Insajderi.com