OVL-UÇK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

OVL-UÇK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të zhvillojnë një konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Insajderi.

Nga kjo organizatë njoftojnë se kjo konferencë fillon nga ora 11:30, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të flitet në këtë adresim për media.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK selia qendrore në Prishtinë mban konferencë të jashtëzakonshme për media sot më 22.09.2020 në ora 11:30”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Jo shumë kohë më parë, në zyrat e veteranëve të UÇK-së, janë dorëzuar disa dosje për të cilat raportohet se janë të Gjykatës Speciale.

Në to thuhet se kishte dëshmi të shumta të dëshmitarëve në Hagë. /Insajderi.com