Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë

Malcolm Simmons, ish-kryetari i Trupit Gjykues në EULEX që të enjten dha dorëheqjen dhe doli në media franceze duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion, nuk ka qenë asnjëherë i angazhuar si gjykatës në Angli apo Uells duke shkelur kështu rregulloren e OKB-së që kërkon përvojë 5 vjeçare në vendet e tyre, para se të dërgohen në Kosovë.

Për më tepër sipas hulumtimit të publikuar në faqen e Koalicionit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Evropën Juglindore, thuhet se Simmons nuk ka qenë kurrë i regjistruar as si avokat. Të dhëna të tilla i ka pohuar Bordi i Standardeve të Barit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Këshilli i Avokatëve.

Ai u certifikua si avokat praktikant në nëntor të vitit 1992, por ky certifikim i tij u mbyll në vitin 2000. Brenda sistemit të Mbretërisë së Bashkuar, avokatët në praktikë zakonisht shpenzojnë pak kohë në sallën e gjyqit dhe janë më pak të kualifikuar sesa avokatët normal, të cilët kanë privilegjin për të argumentuar çështjet në gjykatë.

Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX

Për dallim nga Simmons që nuk kishte asnjë përvojë gjyqësore në vendin e tij, gjyqtarë të tjerë aktual në EULEX kanë punuar për Gjykatën Supreme në Itali, Gjykatën Supreme në Gjermani e deri në Bullgari e Turqi.

Simoons nuk i është përgjigjur thirrjes së autores së tekstit për të dhënë sqarime sesi ka arritur të zgjidhet në krye të trupit gjykues në EULEX pa pasur asnjë ditë përvojë në vendin e tij. Përgjigje të tillë nuk kanë dhënë as vet EULEX e as BE-ja.

Macolm Simmons është një zyrtar i lartë publik me përgjegjësi të mëdha në katër institucione: gjyqësori i Kosovës, EULEX-i,  Zyra e Punëve të Jashtme në Britani të Madhe dhe vet BE.

Ashtu sikurse për të gjithë individët me pozita të larta, edhe biografia e Simmons do të duhej të ishte në dispozicion. Megjithatë një e tillë nuk gjendet. Ka pak informacione mbi përvojën e tij profesionale, trajnime dhe sfondi akademik.

Ajo që dihet për Simmons është miratuar pa ndonjë certifikim për përvojën dhe kredencialet e tij.

Sipas një artikulli të publikuar në janar të vitit 2004 në “Gazetën e Ligjeve” në Britani, Simmons la një post të avokatit në një firmë ligjore të vdekur në Londër, në vitin 2001 për t’iu bashkuar një misioni ndërkombëtarë të sundimit të ligjit në Sarajevë.

Simmons në këtë artikull thuhet se ka qenë një nga tetë gjykatësit dhe avokatët ndërkombëtarë që u dërguan në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit që sapo ishte formuar për të reformuar sistemin e drejtësisë në Bosnje. Edhe pse mungonte përvoja si gjyqtar në Britani të Madhe, ai u zgjodh gjykatës i Apelit në sistemin e drejtësisë në Bosnje.

Në vitin 2006, Simmons u emërua gjyqtarë në një gjykatë të Krimeve të Luftës në Bosnje dhe në një Gjykatë për Krime dhe Korrupsion. Megjithëse nuk kishte përvojë paraprake si gjyqtarë në Britani të Madhe, Simmons u quajt “gjykatës ndërkombëtar” në dokumentin e emërimit të nënshkruar me 5 maj 2006 nga Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schvarz-Schilling.

Pas përfundimit të mandatit të tij në Bosnje në vitin 2008, Zyra e Jashtme e Britanisë e dërgoi Simmons në EULEX, ku u promovua si President i Gjyqtarëve në vitin 2014.

Të dhënat e gjykatës boshnjake tregojnë se Simmons e identifikoi vetëm me titullin akademik “DR” të cilin ai e hoqi pas shkuarjes në Kosovë. As EULEX e as Zyra e Jashtme nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse Simmons mori një diplomë të tillë dhe nëse po, në cilin Universitet.

Roli i Simmons në disa raste të profilit të lartë ka ngjallë reagime dhe kritika. Këtu përfshihen rastet sikurse ai i Hasan Çengiq, ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili u lirua nga të gjitha akuzat për shpërdorim të detyrës në vitin 2005.

Simmons gjithashtu kryesoi në Bosnje, rastin e Ziajd Poljo i cilli u akuzua për shmangien e taksave për  800 milion euro. Edhe pse një nga të akuzuarit në këtë rast u shpall fajtor, Poljo nuk u gjykua pasi gjykimi u shty për shkak të pengesave administrative.

Në vitin 2005, Simmons shërbeu si kryetar i një kolegji prej tre gjyqtarësh që dënuan Ante Jelaviç, ish-kryetaren e Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës. Jelaviq u shpall fajtor për shpërdorimin e detyrës dhe u dënua me 10 vjet burg. Dënimi u hodh poshtë një vit më vonë për shkak të shkeljeve të procedurave penale në shkallën e parë.

Performanca e Simmonsit u kritikua nga Meddzida Kreso, atëherë kryetare e Gjykatës së Bosnjës e cila kundërshtoi haptas zgjatjen e mandatit të Simmons në vitin 2006.

“Kemi dëgjuar se një nga gjyqtarët nuk ka qenë kurrë gjykatës në vendin e tij. Ai nuk e din as Ligjin e vendit të tij e lërë më të Bosnjës”, ka thënë ajo. /Insajderi.com

Shkrimi i plotë në anglisht me titull “Jashtë rendit: ‘Gjyqtari’ i rangut të lartë të BE-së me kredenciale të munguara shërneu në Kosovë”.