“Pa infermierë lufta kundër COVID do të ishte e humbur”

“Pa infermierë lufta kundër COVID do të ishte e humbur”

Kryetari i Odës së Infermierëve dhe Mamive, Naser Rrustemi, ka deklaruar se do të kujtojnë infermierët që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19 dhe theksoi se pa ta lufta kundër pandemisë do të ishte e humbur, njofton Insajderi.

“OIK ka vlerësimet më të larta për përkushtimin e treguar nga anëtarët e saj në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në situatë pandemike. Janë infermierët, si komuniteti më i madh mjekësor në botë, pa të cilët lufta ndaj Covidit do të ishte e humbur”, ka thënë Rrustemaj.

Rrustemi theksoi se në luftën me Coronavirusit, janë infermierët ata që po tregojnë dije e guxim në ruajtjen, promovimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve, duke vënë shëndetin e qytetarëve mbi jetën dhe shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Ai tha se jetët e shumta “mes komunitetit dhe anëtarësisë tonë janë të pakthyeshme, por, OIK do të kujtojë me krenari gjithë infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e infektimit me virusin COVID-19”.

OIK fton gjithë qytetarët e Kosovës të ndërgjegjësohen dhe të shtojnë kujdesin karshi infeksionit vdekjeprurës.

“Kjo është ndihma më e madhe edhe për stafin shëndetësor, për të qenë në krye të detyrës”, ka shtuar kryetari i OIK-ut, duke uruar që ky vit, të jetë i fundit kur Dita Botërore e Shëndetit, shënohet me një pandemi që po merr pa kursyeshëm jetë njerëzish. /Insajderi.com