Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka emëruar Zyrtar Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë pa konkurs fare, ai madje ka filluar punën me datën 15 prill 2020.
Dukagjin Neziri është emëruar Zyrtar Ligjor i Ministrisë në detyrë së ministrisë së Drejtësisë, i cili eshte anetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Emërimi është bërë nga Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë, e që pikërisht kjo ishte shumë kritike në raport me emërimet politike që kishte bërë në të kaluarën Abelard Tahiri si ministër i Drejtësisë.
Kjo pozitë nuk mund të të behet me emërim, por me konkurs.
Haxhiu ka thënë se kjo po bëhet pas ankesave të shumta që kanë ardhur nga ana e qytetarëve për këto tarifa dhe është emërim politik, shkruan Gazeta inFokus.
Këto janë foto që e dëshmojë afërsinë e tij me Albin Kurtin.