Pa parlament të plotë Shqipëria s’mund të ecë drejt BE-së, Rama: PD është e mirëpritur kurdoherë

Pa parlament të plotë Shqipëria s’mund të ecë drejt BE-së, Rama: PD është e mirëpritur kurdoherë

Një parlament i plotë dhe funksional është thelbësor dhe kusht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, njofton Insajderi.

Kështu është deklaruar komisioneri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, të mbajtur në Rinas.

“Ne kemi një ambasador vërtet shumë të mirë krenar që punoj me të, sigurisht që e ndjek punën e tij dhe kemi qenë në kontakt dhe për zgjedhjet, sa i përket rezultatit e kam ndjek, dhe mendoj pas fushatës së zjarrtë janë rezultatet e qarta dhe zyrtare dhe ne duam të shohim gjithë parregullsitë qoftë edhe blerjen e votës do të duhet të presim rezultatet përfundimtare dhe që kuvendi i ri të nisë punën, pa një parlament të plotë s’mund të ecet për në BE. Puna duhet të përshpejtohet jo vetëm nga qeveria por dhe kuvendi, ku të gjithë duhet të tregojnë punën, presim rezultatet e apelimit që të ecim para”, tha Varlhelyi.

Pas komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, edhe kryeministri Rama është deklaruar për formimin e institucioneve, për çka tha se Partia Demokratike e Lulzim Bashës, është e hapur kurdoherë për bashkëpunim.

“Bindja dhe vullneti im është që mandati i 3 të mos u ngjaj të parëve në luftën e brendshme, PS do braktisë luftën në llogore, banale, të panevojshme për vendin, do fokusohemi te punët e mëdha për të cilat jemi votuar, PD është e mirëpritur kurdo qoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një aspekt diskutimi pa asnjë kusht që të shtyjmë sa më shumë para punët dhe patjetër edhe integrimin. Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë. Dua të rri larg polemikave të vjetra të partive, Shqipëria është një moment për të kaluar në majë, kemi potencial”, tha ai. /Insajderi.com