“Pa vonesa e pa lojëra”, Vetëvendosje e harron “lojën” disa muajshe Kurti-Mustafa

“Pa vonesa e pa lojëra”, Vetëvendosje e harron “lojën” disa muajshe Kurti-Mustafa

Hapi i para për formimin e qeverisë ndodhi sot: Konstituimi i Kuvendit.

Për krejt këtë proces meritat i mori Lëvizja Vetëvendosje.

“Në kohën rekord prej 60 minutash, qysh në mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës, për legjislaturën e shtatë. Pa vonesa e pa lojëra”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

Duket se partia e Albin Kurtit i ka harruar “lojërat politike” të bëra për gjatë këtyre muajve të fundit.

Pas gjithë atyre takimeve e diskutimeve, sot duket se gjithçka ka nisur nga fillimi.

Madje Isa Mustafa, tha se tashmë të gjitha marrëveshjet kanë rënë në ujë.