Pacientët presin në radhë në Ferizaj, asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës

Pacientët presin në radhë në Ferizaj, asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës

Qendrat shëndetësore në Kosovë, po përballen me mungesë të madhe të personelit shëndetësor.

Por, pacientët janë duke u përballë edhe me një problem tjetër. Mjekët nuk po e respektojnë orarin e punës, dhe atë të pauzës.

Një qytetarë ka dërguar një video në emisionin “Zyra e Ankesave” që transmetohet në RTV Dukagjini, ku tregon pikërisht për këtë fakt.

Në Ferizaj, te Qendra e Mjekësisë Familjare një pacientë ka regjistruar një video në orën 16:15, 15 minuta pas përfundimit të pauzës, por asnjë mjek nuk shihet në vendin e punës.

Në korridor presin të marrin shërbime rreth 20 pacient.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1696&v=9gsr5WWj6xk