Pacolli – Abazoviqit: Mos ju bashkoni Qeverisë, dëmi që do t’i bëhej Kosovës do të jetë i pariparueshëm

Pacolli – Abazoviqit: Mos ju bashkoni Qeverisë, dëmi që do t’i bëhej Kosovës do të jetë i pariparueshëm

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për politikanin me preardhje shqiptare në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj shtetit të Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij se mund t’i bëhej dëm Kosovës, i cili sipas tij do të ishte i pariparueshëm dhe thotë se përgjegjësia e Abazoviqit në këtë rast do të ishte e madhe.

“Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë”, është shprehur Pacolli.

“Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com