Pacolli: AKR do të qëndrojë në opozitë

Pacolli: AKR do të qëndrojë në opozitë

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij që është pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të qëndrojë në opozitë, njofton Insajderi.

Për dallim nga këshilltari i tij, Naim Murseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, është shprehur kategorik se partia e tij (në qoftë se kandidatët e saj në listën zgjedhore të LDK-së fitojnë mandate të deputetit) do të  jenë opozitë në Kuvendin e Kosovës.

“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta”, ka shkruar Pacolli.

“AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi)”.

“AKR do të qëndron ne opozitë që nga fillimi!”, ka shkruar ai./Insajderi.com