Pacolli: AKR s’ka vija të kuqe ndaj asnjë partie

Pacolli: AKR s’ka vija të kuqe ndaj asnjë partie

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se subjekti që ai drejton nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti tjetër politik.

“Ne nuk kemi vija të kuqe të bashkëpunimit me partitë tjera, nëse ato janë korrekte ndaj nesh dhe parimeve tona”, tha Pacolli për Lajmi.net

AKR në zgjedhjet e fundit parlamentar ishte në koalicion me NISMA-n dhe PD-në. Arritën ta kalonin pragun zgjedhor.

Por, Pacolli kishte votuar Qeverinë Kurti, përkundër se ishte në opozitë.

Koalicioni NISMA-AKR, të mërkurën do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /Insajderi.com