Porosia e Pacollit

Pacolli: Ardhja e Lajçakut dhe thirrja e Grenellit sinjal pozitiv

Pacolli thotë se ardhja e kryenegociatorit evropian Lajçak në Prishtinë dhe thirrja e kryenegociatorit amerikan Grennell janë sinjale se perëndimi dëshiron ta inkuadrojë Kosovën në OKB.

Pacolli: Ardhja e Lajçakut dhe thirrja e  Grenellit sinjal pozitiv

Ish ministri i jashtëm dhe aktualisht kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. Në rrjetin social Facebook, ai është shprehur se” vizita e Lajçkut dhe thirrja e Grenellit janë sinjale pozitive. Perëndimi do që Kosova te anëtarësohet në OKB”, raporton Insajderi.

“Thirrja që negociatori i Presidentit amerikan Trump, ambasadori Grenell i ka bërë palëve të dialogut Kosovë- Serbi; ardhja e kryenegociatorit europian Lajçak nesër në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi, pa dallim kërkon ta zgjidhë shpejt problemin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare”.

 

Më pas ai ka shtuar se “faktori vendor nuk duhet ta injorojë ndihmën që bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë për Kosovën edhe në vitet më të vështira të saj, dhe duhet të jemi mirënjohës”.

“Po ne?

Perëndimi ishte bashkë kur na çliroi dhe bashkë duhet të jetë dhe sot. Këtë i thashë dy vjet më parë homologut tim gjerman Heiko Mass në misionin e vendit të tij në OKB: ne besojmë se aksi amerikano gjerman, anglez, francez e Italian, duhet të jetë faktori kryesor për përfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë- Serbi.

Ne duhet t’ i jemi mirënjohës Presidentit Trump që nëpërmjet angazhimit vendimtar të Ambasadorit Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe Bashkimin Europian të ishte më aktiv. Ne si Kosovë duhet t’i jemi mirënjohës këtij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane. Sot kur Serbia ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Kinën, BE-në, Indinë dhe duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-të, ne kosovarët, s’ mund të hidhërojmë miqtë e sigurt- amerikanët dhe miqtë tanë evropianë që ishin bashkë në 1999 dhe na dhanë atdheun”. /Insajderi.com