Pacolli: Ata mendojnë se mund të na vjedhin, por ne do t’ua tregojmë vendin

Pacolli: Ata mendojnë se mund të na vjedhin, por ne do t’ua tregojmë vendin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, takimin e djeshëm të presidentit Hashim Thaçi me kryetarët e partive politike, me temë formimin e qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, e ka komentuar.

Ajo ka thënë se përsëri u bënë bashkë ashtu siç edhe kanë qenë. U bënë bashkë për interesat e tyre e për të keqen e Kosovës dhe të qytetarëve.

“Përsëri u bënë bashkë ashtu siç edhe kanë qenë. U bënë bashkë për interesat e tyre e për të keqen e Kosovës dhe qytetarëve. Nuk iu intereson fare që vendi është në situatë emergjente shëndetësore. Nuk ndihen keq që për 20 vjet keqqeverisje Kosovën e kanë lënë me sistemin më të dobët shëndetësor në rajon e që mezi po mbahet në këmbë”.

Sipas saj, ata më tepër zgërdhihen kur ua përmendin se sistemin shëndetësor publik e kanë përdorur për përfitime personale e qytetarët i kanë lënë pa sigurime shëndetësore.

“Sot u shtuan edhe 26 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 630. Por as kjo nuk u bënë fare përshtypje. Ata mendojnë se ende mund të na vjedhin e të na copëtojnë shtetin, por NE kemi vendosur dhe fuqishëm do t’ua tregojmë vendin”, ka thënë Pacolli.