Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të merret me të kaluarën

Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të merret me të kaluarën

Presidenti i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar për disa dokumente të publikuara ku pretendohet “krimin” e ushtruar ndaj veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit.

Pacolli ka shkruar se mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Pacolli ka kërkuar se çdo faqe e dokumenteve që zbardhin këtë krim të merret në konsideratë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli.

Opinioni publik kosovar sot ka reaguar për zhbardhjen e fatit të Ukshin Hotit i cili ishte edhe i burgosur politik. /Insajderi.com

 

Dokumentet e publikuara nga RTK për fatin e Prof. Ukshin Hotit janë të tmerrshme dhe tregojnë një krim të orkestruar nga…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Samstag, 22. August 2020