Pacolli demanton Ramush Haradinajn se AKR do ta votojë PAN-in

Pacolli demanton Ramush Haradinajn se AKR do ta votojë PAN-in

Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behgjet Pacolli nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve, apo daljes së mundshme nga koalicioni LAA. Këtë e ka thënë deputeti në parlament i kësaj partie, Islam Pacolli.

“AKR nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëhershëm”, ka pohuar Pacolli, njofton Klan Kosova.

I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka thënë këtë të shtunë në një konferencë se ata moti kanë mundur të kthehen në parlament me 61 numra, por që kanë dashur qeveri më të gjerë.

AKR është tash e një kohë subjekti i përfolur se mund të ndërrojë krah për tu bashkuar me PAN. Por sipas deputetit Pacolli kjo nuk pritet të ndodhë.

“Ramush Haradinaj mund të flas çka të do, ato janë qëndrime të tij. Por ai nuk mund të flas për AKR-në”, ka thënë Pacolli.

“Për AKR-në mund të flasin vetëm njerëzit e saj dhe vendimet merren nga kryesia e AKR-së”. Ne nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare apo ndonjë bisedë me askënd”, ka përfunduar ai.