Pacolli: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Pacolli: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka njoftuar se ka zhilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me Lajçakun, i pari i AKR-së tha se kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës”.

“Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Insajderi.com