Pacolli thotë se do ta shpërblejë Kombëtaren e Kosovës nëse e mposhtë Spanjën

Pacolli thotë se do ta shpërblejë Kombëtaren e Kosovës nëse e mposhtë Spanjën

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do t’i shpërblejë lojtarët e kombëtares së Kosovës nëse fitojnë ndaj Spanjës, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se beson në përfaqësuesen e Kosovës dhe se sonte Spanja do ta “njeh” Kosovën.

“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë personalisht besoj në përfaqësuesen tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”./Insajderi.com