Pacolli: Do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente nëse varet prej meje

Pacolli: Do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente nëse varet prej meje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente në rast se kjo do të varej nga ai.

“Unë do ta votojë edhe Osmanin për presidente, nëse ka ardhur vetëm deri tek vota ime”, tha ai në Klan Kosova.

Ai tha se do ta votonte edhe Qeverinë Kurti, përkundër se përsëritet historinë e hidhur gjatë Qeverisë Kurti 1 ku pretendon se nuk është lejuar që të udhëtojë në Kosovë.

“Unë kam votuar të gjitha qeveritë, vetëm për shkak të konstruktivitetit tim, sepse e di sa është e dëmshëm një vakum politik i vendit. Do ta votojë edhe Qeverinë Kurti edhe pse s’ka nevojë për votën time”.

Pacoli shtoi se Albin Kurti vazhdimisht ka bërë thirrje populiste, duke e shfrytëzuar gjendjen sociale në vend. /Insajderi.com