Pacolli do të jetë kandidat i AKR-së për president

Pacolli do të jetë kandidat i AKR-së për president

Behgjet Pacolli do të jetë kandidat për president të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

“Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do ta ofrojë veten dhe gjtihë kapacitetin e tij për Kosovën”.

Tutje Murseli ka shkruar se “Kosovës në këtë kohë do t’i duhet një president i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar dhe nga miqtë tanë ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e presidentit”./Insajderi.com