
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do t’ju ndihmojë financiarisht të akuzuarve të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.
Pacolli deklaroi të dielën se të akuzuarit e Dhomave të Specializuara për “krime lufte” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meritojnë të ndihmohen.
“Pa marr parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritojnë të ndihmohen. Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë. Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojnë”, tha ai për lajmi.net.
Pacolli ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Hashim Thaçi.
Ata të dy bashkë formuan Qeverinë Thaçi 2 në vitin 2021. Por, bashkëpunimi i tij me Partinë Demokratike të Kosovës vazhdoi edhe në vitin 2017. /Insajderi.com