Pacolli: E kam kontaktuar Kurtin për sigurimin e 500 mijë vaksinave, por nuk është përgjigjur

Pacolli: E kam kontaktuar Kurtin për sigurimin e 500 mijë vaksinave, por nuk është përgjigjur

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për sigurimin e 500 mijë vaksinave anti-COVID, por që i njëjti nuk i është përgjigjur, njofton Insajderi.

Pacolli shprehet i gatshëm që në çdo moment të ndërmjetësojë për të siguruar një bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë së vaksiave.

“Kjo ishte informata para pak ditësh kur i kam shkruar Kurtit, por nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tij”.

“Unë kam thënë se mundem me qenë një kontakt valid për sigurimin e këtyre vaksinave. Jam i gatshëm që çdo moment të vijë në konsultë dhe të krijohet një bashkëpunim i përbashkët dhe të zbatohet kjo mundësi që unë si njeri i thjeshtë e kam arrit”.

“Nëse dikush te ne do të mendonte drejtësisht lidhur me vaksinën kineze, edhe ne mundemi shumë shpejt deri në 300 mijë doza t’i sjellim këtu. Le të kuptohet qartë se nuk kam të bëj me kontratë, por është vetëm një kontakt që e kam te prodhuesi”.

“Kurti nuk është përgjigjur. Ndoshta s’ka kohë dhe është i angazhuar për diçka tjetër. Por atëherë kur iu nevojitet ndihma ime, unë jam aty”, ka përfunduar Pacolli. /Insajderi.com