Pacolli flet për fushatën e Serbisë kundër Kosovës në INTERPOL

Pacolli flet për fushatën e Serbisë kundër Kosovës në INTERPOL

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur  i bindur se Kosova nesër do të bëhet pjesë e Interpolit.

Në një konferencë nga Dubai, ai ka thënë se fushata lobuese e Serbisë po shkatërron gjithçka.

Por ka vlerësuar se me “ndihmën e perendisë”, Kosova do të hyjë në këtë organizatë, shkruan Insajderi.

“Unë nuk ndërhyj në punët e tjerve, ata kanë planet e veta. Një e di, ne jemi duke bërë punë konstruktive, kurse ata janë duke shkatërruar. Dhe unë e di që jo vetëm për njerëzit, por edhe perëndima ndihhmon nëse puna është konstruktive”, tha Behgjet Pacolli.

Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOl do të ishte mirë për rajonin dhe vetë BE-në.

“Shpresa vdes e fundit, ne shpresojmë që Kosova të kalojë në INTERPOL. Besojmë që Kosova të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtar, dhe do të kemi shumë më lehtë ta luftojmë krimin, terroriasmin dhe qdo dukuri negative të shoqërisë”, ka thënë Pacolli. /Insajderi.com