Pacolli flet për porositë që mori në Uashington për dialogun dhe demarkacionin

Pacolli flet për porositë që mori në Uashington për dialogun dhe demarkacionin

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar për vizitën që ka pasur në Uashington të ShBA-së.

Ai ka thënë se në takimet që ka zhvilluar me shumë zyrtarë të lartë amerikanë, edhe njëherë ka marrë konfirmimin se ShBA-ja mbetet shumë e përkushtuar për Kosovën.

Gjithashtu, Pacolli ka thënë se çështja e Demarkacionit dhe e dialogut me Serbinë janë ndër çështjet kryesore.

Postimi i plotë i tij:

Një takim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës dy-palësh me aleatët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Takova në Departmantin Amerikan të Shtetit Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme.

Jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore. Parneriteti dhe aleanca ynë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.