Pacolli flet për prapaskena e marrëveshjes me Shpend Ahmetin

Pacolli flet për prapaskena e marrëveshjes me Shpend Ahmetin

Selim Pacolli, i cili doli i treti në zgjedhjet lokale, ka dhënë detaje të prapaskenës së marrëveshjes së arritur mes tij dhe Shpend Ahmetit. Ai tregon pse e zgjodhi kryetarin aktual dhe jo Arban Abrashin e LDK’së.

Selim Pacolli, ishte njëri ndër më të përfolurit e ditës së djeshme  për shkak të koalicionit të papritur mes tij dhe Shpendit.

Edhe pse deri dje Pacolli kishte deklaruar se po zhvillonte bisedime të barabarta me të dyja palët, ai shprehet se preferencat e tij ishin  ndarë që moti.

Në një intervistë për Gazetën Express, ai ka thënë se bisedimet me Shpendin kishin nisur menjëherë pas zgjedhjeve dhe për shkak se kryetari i tanishëm i Prishtinës nuk kishte nguruar ti bënte ofertë Pacollit, ky i fundit e kishte pranuar.

Ish-kandidati i AKR’së tregon se ai është takuar me Arban Abrashin dhe i ka kërkuar atij ofertë për bashkëqeverisje, por meqenëse kandidati i LDK’së nuk e kishte pranuar, Pacolli ka vazhduar me Shpend Ahmetin e gatshëm për koalicion.