Pacolli fton për iftar këshilltarin kryesor të Erdoganit

Pacolli fton për iftar këshilltarin kryesor të Erdoganit

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur për iftar Sabri Demirin, këshilltarin kryesor të prësidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Sipas deputetit Pacolli, këshilltari shqiptar i Erdoganit është më meritori për raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin. Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjen e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Behgjet Pacolli, është takuar disa herë me presidentin turk, Recep Taip Erdogan, madje në takime të përbashkëta edhe me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. /Insajderi.com