
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur kundër iniciativës për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një postim në Twitter, Pacolli ka thënë se kjo nuk i nevojitet Amerikës dhe botës.
Ka thënë se Kosova ka besim në të e se ai do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë.
“Sipas mendimit tim,iniciativa kundër Presidentit Trump është e gabuar dhe e dëmshëm për SHBA që qëndron ndërkombëtarisht. Ne kemi nevojë për një Sh.B.A të fortë në botë. Donald Trump i ka ofruar mbështetje të fortë një Kosovës sovrane dhe do të luajë një rol vendimtar në bisedimet e paqes me Serbinë”, ka shkruar Pacolli. /Insajderi.com