Pacolli i reagon eurodeputeti gjerman i cili tha se Kosovës i duhet Qeveria Kurti

Pacolli i reagon eurodeputeti gjerman i cili tha se Kosovës i duhet Qeveria Kurti

Kryetari i Alencës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka replikuar edhe deputetit gjerman në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i cili tha se Kosovës aktualisht i duhet kjo qeveri.

Pacolli përmes një postimi në Twitter, mendimin e eurodeputetit gjerman e ka quajtur të gabuar, raporton Gazeta Insajderi.

“I dashur Knut Fleckenstein, jeni gabim. Një Parlament i zgjedhur lirisht ka mandatin e njerëzve, dhe jo të qeverisë. Qytetarët tanë zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe ata Qeverinë.  Disa fakte themelore mbi kushtetutën tonë dhe demokracinë. Kurti duhet të largohet për hir të demokracisë”, ka shkruar Pacolli.

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ëshë shprehur i bindur se Kosova duhet të shkoj në zgjedhje pas pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Fleckenstein ka shkruar se kjo është mënyra e vetme për ta siguruar anëtarësin Kosova për në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Insajderi.

“Jam i bindur: Kosovës i duhet kjo qeveri deri të mbarojë COVID-19 dhe më pas duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për të siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron të anëtarësohet në BE”, ka shkruar Fleckenstein. /Insajderi.com