"Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte dhe ka patur shqiptarë që kanë qenë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë", ka thënë Pacolli për televizionin zviceran SRF.
Burimi i fotografisë: SRFBehgjet Pacolli ka thënë sot se ka pasur shqiptarë që kanë kryer krime lufte në Kosovë, në një intervistë që zëvendëskryeministri i Kosovës e ka realizuar me televizionin publik zviceran SRF.
Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) shprehet i bindur se Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, nuk do të ngrit aktakuza ndaj elitës së politikës kosovare; veçanarisht ndaj atyre që janë gjykuar më parë në Gjykata Evropiane, sikurse është rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Individët që tashmë kanë mbajtur burg në Evropë, e që pastaj janë liruar, janë kthyer – dhe tani bëjnë punën e tyre për vendin”, thotë Pacolli.
Por, zëvendëskryeministri kosovar nuk mendon se të gjithë shqiptarët kanë dalë të pastër nga lufta në Kosovë. Pacolli thotë se ka shqiptarë që janë fajtor për krime lufte, njofton Insajderi.
Kosovarët kanë dy vite që presin aktakuzat nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës, e cila është themeluar me miratimin e deputetëve të Kosovës në vitin 2015.
“Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte dhe ka patur shqiptarë që kanë qenë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë Pacolli për televizionin zviceran SRF, përcjell Insajderi.
Në këtë intervistë, Pacolli po ashtu deklaroi se “ndonjëherë Kosova më duket sikurse Zvicra“. /Insajderi.com
Lexoni edhe: