Pacolli: Kam votuar për Vjosa Osmanin

Pacolli: Kam votuar për Vjosa Osmanin

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente.

Pacolli, kishte vendosur që të qëndronte në sallë gjatë kohës sa Osmani po votohej si presidente në Kuvendin e Kosovës.

Vota e tij ishte diskutabile, për shkak të disa “problemeve” që kishin gjatë Qeverisë Kurti 1.

“Unë kam votuar për Vjosa Osmanin. Nuk ka qenë vote e pavlefshme. Ka qenë votë kualitative. Ne jemi takuar, siç jemi takuar edhe përpara, por ajo [Vjosa Osmani] nuk me ka thënë ‘Të lutem, ma jep votën’. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me Vjosa Osmanin, sepse kur kam qenë Ministër i Jashtëm ajo ka drejtuar Komisionin për Politikë të Jashtme”, tha Pacolli në Kanal 10.
Vjosa Osmani, mori 71 vota më 4 Prill dhe do ta drejtojë për pesë vite shtetin e Kosovës. /Insajderi.com