Pacolli: Kanë nisur presionet e ndërkombëtarëve

Pacolli: Kanë nisur presionet e ndërkombëtarëve

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se është kundër atyre që vijnë në seancat e Kuvendit për të bërë fushata elektorale pa asnjë respekt për dinjitetin e deputetit e as të qytetarëve.

“Seanca e sotme ishte një fushatë elektorale, nuk me pëlqeu. Unë nuk do të marrë pjesë në to”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se AKR-ja do të jetë pjesë e koalicionit LAA, por është kundër bllokadave.

“AKR vazhdon të jetë pjesë e koalicionit LAA, por është kundër bllokadave. Askush nuk ka të drejtë ta ndalë perspektiven dhe shtet ndërtimin”, ka shtuar ai.

“Por të kisha pasur më shumë deputetë, asnjëherë nuk do të bllokohej kuvendi. Nuk e di deri kur do të mbahet kjo situatë”, ka shtuar ai.

Por ai ka thënë se tash kanë nisur edhe presionet nga ndërkombëtarët, pasi që po shohin ngecje në themelimin e institucioneve.

“Unë kam kontakte me të huajt dhe tani ka filluar edhe një presion prej tyre. Po ta kisha forcën politike, sot do të krijoheshin institucionet”, ka thënë Pacolli./Insajderi.com