Pacolli: Komoret vazhdojnë ta njohin Kosovën, propaganda serbe nuk pati ndikim

Pacolli: Komoret vazhdojnë ta njohin Kosovën, propaganda serbe nuk pati ndikim

Kryetari i Aleancës për Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se shteti i Komoreve vazhdon ta njohë Kosovën, pavarësisht ndikimit nga, sipas Pacollit, propaganda parapolitike serbe, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook, ku paraqiti letrën e dërguar nga ministri i Punëve të Jashtme të shtetit që gjendet në Afrikën Lindore.

“Kam pranuar një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Komoreve, i cili më siguron se njohja e lidhur njëherë mes nesh, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë, si atëherë kur e arritëm. Pas lobimit intensiv dhe udhëtimeve të shumta, kishim arritur që ta sigurojmë njohjen nga Komoret”, ka shkruar Pacolli.

“Propaganda parapolitike serbe kishte tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punën tonë”, njofton tutje ai. /Insajderi.com