
Largimi i Korab Sejdiut pak orë para seancës ku do të votohet kryeparlamentari, e ka lënë AKR-në me një deputet më pak. Kështu, ata sot do t’i kenë vetëm 3 numra.
E në AKR, largimin e Sejdiut e komentojnë shkurt. Madje, sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka lënë të nënkuptuar se Korab Sejdiu ishte i pa devotshëm për AKR-në.
“Partinë e dëmton nëse shkon një deputet apo anëtar i devotshëm, e jo dikush që ka ardhur vetëm të bëhet deputet”, ka thënë ai për Metron.
Ndërkaq, Pacolli ka thënë se partia e tyre është e hapur dhe kush të dojë mund të rrijë e po ashtu edhe të shkojë.
“Është e lirë partia, kush don vjen kush don shkon. Ne s’kemi nevojë me komentu, po është i lirë le të shkon”, ka shtuar ai.
Megjithëkëtë, duke se lajmet për largim nga partia, edhe pse ka pak deputet, në AKR nuk bëjnë shumë përshtypje.
“Unë s’e pasna pa hala, por kush s’don me nejt ne nuk e mbajmë me zor”, ka thënë tutje Pacolli.
Ndryshe, në orët e para të kësaj dite deputeti Korab Sejdiu njoftoi se jep dorëheqje nga AKR-ja pas koalicionit me PAN-in, duke lënë partinë e Pacollit me vetëm tre deputet.