Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se për shkak se ka votuar Albin Kurtin si kryeministër ka humbur shumë njerëz nga partia.

“Njerëzit e mi më kanë kundërshtuar që e kam votuar Qeverinë e Albin Kurtit [qeveria LVV-LDK]…Kur e gjithë opozita shante Albin Kurtin unë e votova qeverinë e tij”, tha ai në “Debat Plus”.

Pacolli thotë se po të ishte më i vrazhdë në politikë, partia e tij ndoshta sot do të ishte më e fortë.

“Albin Kurtin e votova pa asnjë kusht. Kam shpresuar se ky njeri Kosovës do t’i jepte një dinamizëm në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kaluan 50 ditë dhe partneri i tij u largua nga qeveria. Askush nga Qeveria e Albin Kurtit nuk më falënderoi për votat që ia dhashë qeverisë së tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i AKR-së thotë se pos që nuk e falënderuan për mbështetjen pa kushte që i dha qeverisë, Qeveria Kurti iu hakmor.

“Mu hakmorën duke i anuluar 14 nominime që unë i kisha bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ato ishin nominime sipas ligjit. Ato nominime unë as që i kamë parë, pos që i kam parë që i plotësojnë kriteret”, tha mes tjerash Behgjet Pacolli./Insajderi.com