Pacolli: Ky vend nuk është i falangave të kuqe

Pacolli: Ky vend nuk është i falangave të kuqe

Kandidati për deputet nga LIdhja Demokratike e Kosovws Behgjet Pacolli, ka kërkuar votë të dielën për këtë listë së cilës i është bashkuar edhe partia e tij ARK me gjashtë kandidatë, njofton Insajderi.

Ai në tubimin elektoral në Gjakovë ka shprehur kritikë ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit.

“Ata të kuqtë kur erdha të votoj për Qeverinë Hoti deshën të më arrestojnë. Albin Kurti nuk kishte dhënë leje për aderimin e aeroplanit tim”, është shprehur Pacolli.

“Erdha prapëseprapë. Ata thoshin se kam hyrë në Kosovë përmes bagazhit të një veture. Prapë erdha në Prishtinë. Isha i bindur dhe i vendosur që të votoj  për Qeverinë tuaj [Hoti]”.

Pacolli në fjalën e tij ka krahasuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje me ish sistemet komuniste.

“Ky vend nuk është i falangave të kuqe”./Insajderi.com