Pacolli: Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR

Pacolli: Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR

Gjatë ditës u raportua se deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri është larguar nga kjo parti. Por këto pretendime po i mohon kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli në një postim në facebook ka thënë se deputeti Tahiri ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e AKR-së.

“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, përkundër thashthëmeve dhe konspiracioneve.  Karavani ecën përpara!!!!”, ka shkruar në facebook Behgjet Pacolli.

Për largimin e Tahirit nga AKR-ja ishte raportuar edhe më herët. /Insajderi.com