Pacolli: LDK dhe VV kanë filluar takimet intensive ashtu siç kam kërkuar

Pacolli: LDK dhe VV kanë filluar takimet intensive ashtu siç kam kërkuar

Lider i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka folur rreth ultimatumit të cilin ai e kishte dhënë ditë më parë.

Pacolli tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë filluar takimet intensive.

Mirëpo kjo sipas tij nuk mjafton që të arrihet marrëveshja për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse siç ka propozuar ai.

Ai më tej shtoi formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse do të krijonte mundësinë e evitimin të zgjedhjeve të reja.

“LDK dhe VV kanë filluar takimet intensive, atë që unë e kam kërkuar gjithmonë por kjo nuk mjafton që të arrihet mundësia e formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, atë që unë po e shoh si të vetmen mundësi, për të evituar zgjedhjet”, ka thënë Pacolli për Blic.

Në anën tjetër, kujtojmë se tanimë po bëhen tetë ditë që nga deklarata e Behgjet Pacollit i cili ka kërkuar nga VV e LDK t’i intensifikojnë takimet për arritjen e një marrëveshje. Nëse LDK e VV nuk merren vesh, ai do të ndërmarrë hapa të tjerë duke lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet edhe koalicionit PAN.