Pacolli: Luftën e fituam, rrezikojmë ta humbim paqen

Pacolli: Luftën e fituam, rrezikojmë ta humbim paqen

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se në mesazhet e Richard Grenell – të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun – kryefjalë është ekonomia.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo çfarë po deklaron Grenell për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë s’është diçka e re, por është një eksperiencë që e kanë ndjekur shumë vende të botës.

Madje, ai ka thënë se “ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’veproimë në kohë”.

“Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veproimë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot”, ka shkruar Pacolli.