Pacolli me mesazh për Kurtin, Osmanin dhe Hotin

Behgjet Pacolli ka disa fjalë për Kurtin, Osmanin dhe Hotin.

Pacolli me mesazh për Kurtin, Osmanin dhe Hotin

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar rreth kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, kryeparlamentares, Vjosa Osmanit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pacolli ka përshendetur mesazhin e Albin Kurtit i cili i ka shprehur shërim kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për shkak se ky i fundit ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Poashtu, Pacolli i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se AKR i jepë mbështetje ligjit anti-COVID-19 i propozuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Ndërsa mesazhi i Pacolllit për kryeministrin Hoti është që të mos shkojë në dialog i vetëm pa një platform dhe pa një grup ekspertësh. /Insajderi.com/