Pacolli me qëndrim për xhaminë që do të ndërtohet në Prishtinë

Deputeti i AKR-së ka thënë se askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë

Pacolli me qëndrim për xhaminë që do të ndërtohet në Prishtinë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar rreth ndërtimit të xhamisë së re në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se arkitektura e xhamisë është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullsisë në Kosovë.

“Xhamia e Re, Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit. Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e davaritet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu”, ka shkruar Pacolli.

Në Prishtinë sot është organizuar një protestë kundër ndërtimit të kësaj xhamie, madje kjo temë është përcjellë edhe me debate. /Insajderi.com/