Pacolli merr meritat për fitoren e VV-së në Prishtinë: Unë i mundësova fitoren

Pacolli merr meritat për fitoren e VV-së në Prishtinë: Unë i mundësova fitoren

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ia ka mundësuar fitoren në Prishtinë, kryetarit të tanishëm Shpend Ahmeti.

“Ahmeti na ka mundur të gjithëve, ai e kishte pjesën dërmuese të votave dhe doli fitues”, ka thënë Pacolli

I pyetur nëse Pacolli ka bërë koalicion me Ahmetin dhe i ka mundësuar fitoren ai është përgjigjur.

“Sigurisht që po ne e kemi kryer obligimin tonë në raport me Shpend Ahmetin”, u shpreh Pacolli.