
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, janë takuar me të parin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, njofton Insajderi.
Pacolli ka deklaruar se ata zhvilluan një takim të shkëlqyeshëm.
Kreu i AKR-së, kështu bëri të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli. /Insajderi.com